Njukasëll kërkon mesfushorin hungarez te Lajpcigu

Me kualifikimin drejt Ligës së Kampionëve, që është shumë afër, Njukasëll është duke bërë gati planet për lojtarët që duhet të transferojnë në merkaton e verës, në mënyrë që të kenë një paraqitje dinjitoze në edicionin e radhës të Ligës së Kampionëve.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, një ndër “të preferuarit” e teknikut, Edie Houi për merkaton e verës është “fantazisti” hungarez i RB Leipzig, Dominik Szoboszlai, i cili ka një klauzolë prej 70 milionë eurosh në kontratën e tij dhe klubin nuk do të pranojë asnjë cent më pak.

Mirëpo, përveç klauzolës dhe çmimit standard për talentin 22-vjeçar, deri më tani nuk është raportuar për ndonjë lëvizje konkrete nga ana e anglezëve, teksa pritet konfirimi zyrtar i këtyre të fundit në grupet e Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button