A1 Maqedoni, konferencë për sigurinë kibernetike

A1 Maqedoni, konferencë për sigurinë kibernetike

Cilat janë sfidat e sigurisë kibernetike me të cilat ballafaqohen bizneset dhe cilat janë mënyrat që kompanitë mund të mbrohen nga sulmet kibernetike. Kjo ishte tema e konferencës së parë për siguri kibernetike në vend, të organizuar nga operatori i telefonisë A1 Maqedoni. Drejtori ekzekutiv, Metodija Mirçev tha se kompania që drejton ai, fokusohet në tre themele strategjike prej të cilave siguria kibernetike zë një vend shumë të rëndësishëm. Në këtë konferencë morën pjesë shumë ekspertë vendor dhe nga jashtë.

“Më paraqet kënaqësi që sot për herë të parë në Maqedoni organizojmë konferencë të kësaj natyre. Konferenca për herë të parë hap një temë të nxehtë për të gjithë ne, ajo është tema e sigurisë kibernetike, që sot në thelb është jo vetëm në aspekt të çështjeve të hapura që duam ti mbulojmë, por po ashtu qëllimi i kësaj konference është të ofrojmë zgjidhje para se gjithash për përdoruesit tonë”, deklaroi Metodija Mirçev, Drejtor Ekzekutiv i A1 Maqedoni./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button