Dhuna në shkolla, ekspertët: Ndalimi i rrjeteve sociale nuk është zgjidhje

Dhuna në shkolla, ekspertët: Ndalimi i rrjeteve sociale nuk është zgjidhje

Në kohën e rritjes së dhunës mes nxënësve në shkolla por edhe në rrjetet sociale, ekspertë të informatikës dhe psikologë thonë se ndalimi i rrjeteve sociale nuk është zgjidhje. Ata sugjerojnë komunikime më të mëdha me të rinjtë dhe sidomos edukim për mbrojtjen nga dhuna që vjen nga interneti. Blerand Ramadani, Koordinator kombëtar për informatikë duke folur për programin 200, që transmetohet sonte në orën 22.20 në Alsat thotë se kur 60 për qind e botës është në internet, vetëm edukimi është përgjigje nga rreziqet. Ndërsa psikologia Vala Adili thotë se mekanizmat nëpër shkolla për mbrojtjen e të rinjve janë aty, por duhet të shfrytëzohen. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button