Njukasëll mohon kalimin e Ronaldos te skuadra angleze

Kontrata e Kristiano Ronaldos nuk përfshin një kalim te skuadra angleze e NJukasëllit. Gazeta spanjolle “Marca” raportoi se, sipas kushteve të marrëveshjes mes lojtarit dhe Al-Nassr, Ronaldo mund të kalojë në Njukasëll në formë huazimi nëse “bardhezinjtë” garantojnë një vend në Ligën e Kampionëve, në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, ky informacion është i rremë, sipas ESPN, duke cituar një burim në klubin saudit. Lajmi për mundësinë e lëvizjes së Kristianos u mohua edhe nga trajneri i Njukasëll, Edie Haoui,

 “Ne i urojmë Kristianos të gjitha më të mirat në përpjekjen e tij, por nga këndvështrimi ynë, kjo nuk është e vërtetë,” ka thënë Haui.

Ronaldo u transferua te Al Nassr në fund të dhjetorit, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2025.

LEXO EDHE:

Back to top button