Rikthehet Serie A, “ëmbëlsira” vjen me derbin e madh

Sot rikthehen emocionet e Serie A pas një pushimi të gjatë për shkak të Kupës së Botës Katar 2022 dhe festive të fundvitit. Serinë e ndeshjeve e hap sfida Salernitana-Milan, ku kampionët në fuqi do të tentojnë të nisin me këmbë të mbarë këtë vit të ri dhe këtë gjysmë të dytë të kampionatit.

Ndeshje interesante është edhe Sasuolo-Sampdoria, u pritet të jetë një sfidë me gola dhe intensitet. Ajo që spikat është përplasja e mbrëmjes, ku në “San Siro”, skuadra e Interit do të presë kryesuesit e Serie A, Napolin. Sipas informacioneve nga klubi zikaltër, të gjitha biletat e kësaj super ndeshjeje janë shitur, pra shtëpia e zikaltërve do të jetë e mbushur në kapacitet të plotë. Interi vjen me një frymë motivuese, por kujdesi duhet të jetë maksimal pasi përballë do të jenë yjet e Spallettit, me një Napoli të jashtëzakonshëm këtë sezon, ku nuk njohin humbje.

Inzagi buzëqesh pasi në repart ofensiv ka Lukakun e rikuperuar dhe Lautaron, fituesin e Kupës së Botës me Argjentinën i cili nuk ka pushuar gjatë dhe i është kthyer stërvitjes menjëherë në “Appiano Gentile”.

Ndeshja është e programuar të luhet në orën 20:45, ku emocionet dhe spektakli janë kryefjala e kësaj sfide të mrekullueshme.

LEXO EDHE:

Back to top button