Njukasëll vë në shitje Saint-Maksimin, për të grumbulluar fonde

Njukasëll vijon punën për sezonin e ri, me skuadrën që do të prezantohet edhe në Ligën e Kampionëve.

“Magpies” po mendojnë seriozisht për merkaton, ndërsa pak javë më parë dështuan të transferonin Harvi Barnsin, por tani i janë rikthyer përsëri kësaj piste.

Mediet angleze kanë raportuar se, Njukasëll do të nxjerrë në shitje Allan Saint-Maksimin, për siguruar fondet e duhura dhe për të hyrë përsëri në garë për lojtarin e Lester Siti-t.

LEXO EDHE:

Back to top button