Zyrtare, piloti veteran nga Australia rikthehet në Formula 1

Piloti 34-vjeçar australian Daniel Rikiardo rikthehet në Formula 1, pas vetëm 6 muajsh pushim. Piloti rezervë i “Red Bull Racing” do të garojë pjesën e mbetur të sezonit me makinën “Alpha Tauri”. Ai do të zërë vendin e Nik de Vries, që debutonte në Formula 1. Rikiardo të jetë pjesë e “Red Bull” që nga gara e radhës në Hungari.

Skuadra e “Alpha Tauri” nuk ka mbetur e kënaqur nga paraqitja e De Vries dhe shpeshherë ka deklaruar se priste më shumë prej tij. Ai nuk ka grumbulluar asnjë pikë këtë sezon në 10 garat e para sezonale.

“Jam entuziast që rikthehem në pistë me familjen Red Bull,” tha mes tjerash Rikiardo, pasi ka mësuar lajmin.

 

Skuadra e “Alpha Tauri” është makina satelit e “Red Bull”-it.

 

“Jemi të kënaqur që kemi sërish Daniel në skuadrën tonë. Nuk kemi dyshime për aftësitë e tij. Na njeh thuajse të gjithë ndaj do të integrohet lehtë”, thanë drejtuesit e “Alpha Tauri”.

 

Daniel Rikiardo ka arritur 8 fitore në karrierën e tij në Formula 1 dhe ka garuar më herët me këtë ekip, kur quhej “Toro Rosso”.

LEXO EDHE:

Back to top button