Njukasëlli përgatitet për një blerje të madhe nga… Seria A

Skuadra e Njukasëllit, që këtë sezon po bën një paraqitje të shkëlqyer në Premier Ligë, duke synuar një vend në Ligën e Kampionëve, ka plane të mëdha për merkaton. Sipas “Calciomercato”, skuadra bardhezi synon të sjellë në Angli sulmuesin argjentinas Paulo Dibala, që luan me Romën.

29-vjeçari kampion bote 6 muaj më parë me Argjentinën, mund të largohet në fund të këtij sezoni edhe pse ka një kontratë që zgjat deri në vitin 2025.

Një klauzolë mund ta lërë të lirë atë në çdo moment, andaj dhe Njukasëll është gati t’i ofrojë një të ardhme me të mirë në aspektin financiar.

Dibala nuk ka vendosur ende, pasi pret një reagim edhe nga trajneri Hoze Murinjos, që gjithashtu mund të lërë Romën. Sipas klauzolën, sulmuesi argjentinas mund të largohet për 12 milionë euro, një shumë qesharake për një lojtar të kalibrit të Dibala-s. Për Njukasëllin, ai është lojtari i duhur për sulmin.

LEXO EDHE:

Back to top button