Nojer paralajmëron kolegët: Duhet të bëjmë kujdes nga Ikardi

Manuel Nojer, pas dëmtimit që e mbajti larg fushave për disa muaj, u rikthye te Bajerni dhe tashmë ka folur në dhe konferencën për shtyp në prag të duelit të Ligës së Kampionëve kundër Gallatasarajit.
“Thjesht jam i lumtur, ndeshjet e para shkuan mirë. Kam nevojë për kohë, por para ndeshjeve jam ndjerë gjithmonë mirë. Mezi pres të luaj sërish në Ligën e Kampionëve.
Kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer kundër Dortmundit. Nëse përjashtojmë daljen nga Kupa kundër Sarbrukeni, jemi në linjën e objektivave që kishim vendosur këtë sezon.
Ikardi?
E dimë se është një sulmues që ka diçka më shumë se të tjerët. Është shumë i rrezikshëm në zonë. E dimë se është i fortë ndaj duhet të tregojmë kujdes”, deklaroi Nojer.