Nojer shpjegon gabimin: E prisja ndryshe topin, më shumë drejt gjoksit

Bajern Munihu humbi mundësinë që të rikthehej në finalen e Ligws sw Kampionwve, pasi u mund 1-2 me përmbysje nga Real Madrid. Një ndeshje që bavarezët po e udhëhiqnin deri në minutën e 88-të, kur Joselu shënoi golin e parë, që nisi përmbysjen e “Los Blankos”.

Ai që deri në atë moment kishte shkëlqyer për bavarezët, portieri e kapiteni Manuel Nojer, bëri një gabim, që i dha mundësi sulmuesit spanjoll të barazojë. Më pas, Joselu shënoi edhe golin e dytë në kohën shtesë, duke kualifikuar madrilenët në finalen e Uemblit.

Dy ditë nga ajo sfidë, portierit Manuel Nojer nuk i del e keqja e atij gabimi, që praktikisht vulosi ndeshjen.

“Më duhet të them që e prisja ndryshe topin, më shumë drejt gjoksit. Topi shkoi pak më lart dhe nuk e prisja të kishte një gungë të vogël në bar. Ky 1-1 ishte brutal. Është e hidhur të eliminohesh kështu me rezultatin 0-1 në favor deri në minutën e 88 të lojës. Ne ishim tashmë një hap përpara, por u mundëm në fund. Nuk ka fjalë”, tha mes tjerash Nojer.

LEXO EDHE:

Back to top button