Qëndrim Rijani jetëson “Makbethin” në Teatrin Kombëtar të Kosovës
Qëndrim Rijani jetëson "Makbethin" në Teatrin Kombëtar të Kosovës
Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, filluan provat për premierën e radhës “Makbethi” nga autori William Shakespeare me regjisor Qëndrim Rijani.
Nuk dihet ende data e saktë e premierës, megjithatë dihet kasta e aktorëve që do të luajnë: Luan Jaha, Ermal Sadiku, Tristan Halilaj, Adrian Morina, Shkëlzen Veseli, Shkumbin Istrefi, Faris Berisha, Yzeir Meha, Gresa Pallaska, Ilire Vinca, Semira Latifi, Fiona Abdullahu, Flaka Latifi, Ismet Azemi, Shpejtim Kastrati, Basri Lushtaku.
Dramaturge: Zoga Çeta Çitaku
Kompozitor: Trimor Dhomi
Skenograf: Valentin Sfetozarev
Kostumografe: Maca Papuçevska
Koreograf: Artan Ibërshimi
As. Regjisor: Erleta Regjepi