Venezuela mund të bëhet shteti i parë që humb të gjitha akullnajat e saja

Venezuela mund të bëhet shteti i parë që humb të gjitha akullnajat e saja

Venezuela mund të bëhet vendi i parë në historinë moderne që i humb të gjitha akullnajat e saja, raporton “BBC”.

Shkencëtarët e klimës ulën akullnajën e fundit të Venezuelës, duke e kategorizuar atë si fushë akulli.
Iniciativa Ndërkombëtare e Klimës së Kriosferës (ICCI), një organizatë shkencore, tha në platformën “X” se akullnaja e vetme e mbetur në shtetin e Amerikës së Jugut – Humboldt, apo La Corona, në Ande – është bërë “shumë e vogël për t’u klasifikuar si akullnajë”.

Venezuela ka humbur të paktën gjashtë akullnaja të tjera në shekullin e kaluar.

Me rritjen e temperaturës mesatare globale për shkak të ndryshimeve klimatike, po vazhdon shkrirja e akullit, duke bërë kështu që të rriten nivelet e deteve në mbarë botën.

“Nuk ka pasur aq shumë shtresë akulli në akullnajën e fundit të Venezuelës që nga vitet 2000”, ka thënë Caroline Clason, një eksperte e akullnajave në Universitetin Durham. “Tash nuk po i shtohet, kështu që është riklasifikuar si fushë akulli”.

Në mars, studiuesit e Universitetit Los Andes në Kolumbi i thanë agjencisë “AFP” se akullnaja ishte zvogëluar nga 450 hektarë në vetëm dy.

Luis Daniel Llambi, një ekolog në këtë universitet, tha për “The Guardian” se tash ka edhe më pak se dy hektarë.

Ndonëse nuk ka një standard global për madhësinë që duhet të ketë një trup i akullt për t’u klasifikuar si akullnajë, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së thotë se një shifër e pranuar gjerësisht është 10 hektarë.
Një studim, i publikuar në vitin 2020, sugjeroi se akullnaja u tkurr në më pak se kaq diku mes viteve 2015 dhe 2016 – megjithëse ajo ende konsiderohej nga NASA në vitin 2018 si akullnaja e fundit e Venezuelës.

LEXO EDHE:

Back to top button