" "
Portieri zviceran Јan Zomer mund t’i thotë lamtumirë ekipit të Bajern Munihut pas vetëm 6 muajsh me bavarezët. Ai erdhi këtë janar nga Borusia Mynshengladbahu për 8 milionë euro, pas dëmtimit të Manuel Nojerit, që mbylli para kohe sezonin.
Gjithsesi, e ardhmja e Zomerit është në rrezik dhe sipas mediave gjermane është Nojer ai që e “kërcënon” vendin e zviceranit. Portieri veteran gjerman do të rikthehet sezonin e ardhshëm dhe synon vendin e titullarit, çka do të thotë se Zomer duhet të “hapë krahun”.
Portieri zviceran nuk dëshiron të jetë i dytë te Bajern Munihu, andaj do të largohet për ndonjë aventurë tjetër. Zomer nuk është pritur mirë nga bavarezët dhe këto mund të jenë ndeshjet e tij me fanellën e kampionëve të Gjermanisë.








