Nora Gjakova ka medalje të sigurtë, kalon në finale

Nora Gjakova do të luftojë për medalje të artë olimpike në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, pasi e mundi japonezen Tsukasa Joshida në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 57 kilogramë. Kalimi i Norës në finale nënkupton se ajo do ta fitojë medaljen e parë olimpike në karrierë dhe të tretën për Kosovën në Lojëra Olimpike në përgjithësi.

Në finale për të artën xhudistja nga Peja do të përballet me Sarah Leoine Cysique nga Franca. Kjo ishte fitorja e parë e Gjakovës ndaj Joshidas pas katër humbjeve radhazi në takimet e mëparshme. Pavarësisht rezultatit në finale, 28-vjeçarja kosovare e ka të garantuar medaljen e argjendtë.

LEXO EDHE:

Back to top button