Norvegjezi Rud do të sfiodojë Gjokoviçin në finalen e “Roland Garros”-it

Tenisti serb Novak Gjokoviç dhe ai norvegjez Kasper Rud janë dy finalistët e Grand Slam të “Roland Garros”-it, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhe, që luhet në Paris.

Gjokoviç, numri 3 në botë, mundi në gjysmëfinale spanjollin Karlos Alkaraz (numri 1) me rezultatin 3-1 (6-3, 5-7, 6-1, 6-1). Një ndeshje që praktikisht zgjati vetëm dy sete, pasi më tej spanjolli pësoi disa dëmtime, kryesisht ngërçe, që nuk e lejuan të lëvizë fare në fushë.

Kjo ia lehtësoi punën Gjokoviç, që fitoi thellë dy setet e tjera, duke dalë në finale dhe synon të shkruajë historinë. Serbi synon të fitojë Grand Slam nr.23 në karrierë dhe të rikthehet numri 1 në botë.

Përballë tij do të jetë norvegjezi Kasper Rud (numri 4 në botë), që në gjysmëfinalen tjetër mundi 3-0 gjermanin Aleksander Zverev (6-3, 6-4, 6-0). Një fitore e lehtë e norvegjezi, që rikthehet në finalen e Parisit pas asaj të humbur vjet. Për të kjo është hera e tretë që del në finalen e një turneu të madh.

LEXO EDHE:

Back to top button