Notë pozitive për Gjimshitin përball Liverpullit

Atalanta mori një fitore shumë të rëndësishme në mbrëmjen e djeshme të Ligës së Kampionëve, teksa mposhti Liverpulin brenda në Anfield me rezultatin 0-2. Pjesë e saj ishte edhe Berat Gjimshiti. Mbrojtësi shqiptarë është vlerësuar pozitivisht për paraqitjen e tij nga “Eurosport”, duke pasur parasysh se përballë kishte Mohamed Salah. Dhe Gjimshiti u vlerësua me notën 6.5.

Një start i ndeshjes me disa topa të gabuar, por më pas ai gjen balancat e duhura, edhe në aspektin emocional. Dhe, nga anët e tij kalon Salah, por arrin ta kontrollojë mirë”, ishin fjalët që përshkruanin ndeshjen e Gjimshitit.

LEXO EDHE:

Back to top button