Në disa vendbanime të Kroacisë mësimi do të realizohet “online”

Në Kroaci, prej sot shkollat ​​e mesme në të gjitha rajonet dhe klasat e larta në shkollat ​​fillore në të katër rajonet do të ndjekin mësimin përmes internetit, me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Megjimurje, Varazhdin, Zagreb, Osijek-Baranja, Vukovar-Srem dhe Pozhega-Sllavonia tashmë kanë orë mësimore sipas modelit C në shkollat ​​e mesme, ndërsa tashmë atyre do t’u bashkohen qarqet e mbetura dhe qyteti i Zagrebit, njoftojnë mediat kroate.

Sa i përket shkollave ​​fillore, nxënësit nga klasa e pestë deri në të tetë nga qarku i Varazhdinskës tashmë ndjekin mësimet në internet, por tani edhe bashkëmoshatarët e tyre në Istra, Megjimurje dhe Primorje-Gorski Kotar gjithashtu do të ndjekin mësimet nga shtëpia.

LEXO EDHE:

Back to top button