Notingem Forest, ofertë për portierin tjetër të PSZH-së

Minutat e fundit të merkatos janë gjithmonë interesante, por ajo çfarë po ndodh me Notingham Forestin është vërtet diçka e veçantë.

Klubi anglez prej ditësh ishte në bisedime me Keylor Navas, i cili ka humbur pozicionin e titullarit te PSZH, por në fund gjërat nuk kanë shkuar sipas parashikimeve. Bisedimet midis Notingamit dhe portierit janë ndërprerë, kjo sipas mediave angleze për shkak të kërkesave të larta financiare nga ana e Navas.

Por, kjo nuk e ka penguar klubin anglez të bëjë ofertë konkrete për portierin tjetër të PSZH-së, Serhio Riko. 29-vjeçari nuk luan prej kohësh me parizienët, ndërsa iahte i huazuar te Mallorca edicionin e kaluar. Vlera e portierit llogaritet rreth 4 milionë euro, ndërsa tani, fjala e fundit i takon PSZH-së.

LEXO EDHE:

Back to top button