Nuhiu: Do të japim maksimumin në terren

Përfaqësuesja e Kosovës sonte zhvilloi stërvitjen e parë dhe të fundit në stadiumin “Todor Proeski” para përballjes më Maqedonisë, gjatë ditës së enjte, në kuadër të balotazhit për Ligën e Kombeve. Sulmuesi Atdhe Nuhiu, në mungesë të Vedat Muriqit do të drejtojë sulmin e Kosovës.

Atdhe Nuhiu, sulmuesi I Kosovës

“Përformancat që I ka Vedat Muriqi në ndeshjet e kalume , ishin mjaft të mira dhe ai e ka tregua kualitetin e tij me transferimin në Lacio. Fatkeqësisht ai nuk mund të jetë këtu dhe ne do të ishim të gjithë të kënaqur nëse ai ishte këtu me ne, posaqërisht unë. Por unë jam i gatshëm me pranue këtë presion , por sdo të thot se Atdhe Nuhiu , Muriqi ose ata që mungojnë , që neser të tjerët nuk do të japim maksimumin.

 

SHALLAND: MAQEDONIA, MJAFT KUALITATIVE

 

Ndërkohë Bernard Shalland beson se është një sfidë historike për Kosovës dhe ajo në fund të shënojë rezultat pozitiv, Shalland e çmon përfaqësuesen e Maqedonisë dhe e njeh kualitetin e saj.

Bernard Shalland, trajner I Kosovës

“Dy vite e gjysëm, në takimin e parë me ekipin,  kemi folur për një ndehsje të tillë , jo si një target apo qëllim që duhet të arrijmë patjetër, por si një ëndër dhe tani jemi para kësaj ëndre. E qartë se kemi problem, por Kosova ka dëshmuar se si komb dhe forcë futbollsitike ka forcë për një gjë të tillë. Kam përcjell ndeshjet e Maqedonisë në eliminatoret dhe mund të them se janë mjaft të mirë, kompakt dhe kanë kualitet. “

 

Trajneri Shalland nuk e ka të qartë se si Amir Rahmani nuk është me Kosovën, pasi që Napoli ka vetëm disa raste me “Covid 19”, ndërsa Pandevi është në Shkup, dhe vjen nga rajoni I njëjtë dhe ekipi I Xhenovës ka më shumë raste me “Covid 19”, andaj beson se këtë rast do të merr parasysh UEFA-ja.

Sfida Maqedoni-Kosovë, do të zhvillohet të enjtën , në orën 20.45 minuta.

 

LEXO EDHE:

Back to top button