Nuhiu: Jam tejet i kënaqur me lojën e treguar

Trajneri i Dritës, shkupjani Ardian Nuhiu, është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Malishevës në udhëtim. Me këtë fitore, skuadra e Dritës vazhdon të mbajë hapin për kreun e renditjes në Superligën e Kosovës.

“Jam shumë i kënaqur me lojën që e treguam në këtë takim. I përgëzoj lojtarët për durimin që e patën por edhe falënderojë tifozët që na përkrahën në këtë ndeshje. Është një fitore e rëndësishme ndaj një ekipi cilësor si Malisheva”, ka thënë Nuhiu.

Për Dritën, është fitorja e dytë në tri ndeshjet e zhvilluara në pranverë, ku e ka edhe një barazim. Aktualisht KF Drita është në pozitën e dytë, me 41 pikë, dy më shumë se Gjilani që është i treti, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndeshjen e radhës, Drita e luan të shtunën në shtëpi kundër Ballkanit që është lider me 42 pikë, pas 21 ndeshjeve të luajtura.

LEXO EDHE:

Back to top button