Nuhiu: Në Holandë do të udhëtojmë për paraqitje të mirë

Falë një paraqitje të shkëlqyeshme, skuadra e KF Drita, ka arritur që ta nxjerrë një barazim nga përballja me gjigantin holandez, Fejnordit. Ndeshja e parë e raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës e zhvilluar sonte në “Fadil Vokrri” u mbyll baras dhe pa gola.

Trajneri i skuadrës gjilanase, Ardian Nuhiu, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.

“E kemi analizuar shumë kundërshtarin dhe e kemi pasur parasysh se do të kemi punë me një skuadër shumë të fortë. Përgëzoj lojtarët për angazhim dhe jam i kënaqur me rezultatin. Pas këtij barazimi edhe në Holandë do të udhëtojmë për të treguar një paraqitje të mirë” – është shprehur Nuhiu.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 29 korrik.

LEXO EDHE:

Back to top button