Të paktën 18 të vdekur nga shirat në Indi

Të paktën 18 persona kanë vdekur në shtetin indian Maharashtra, pas shirave të furishëm që shkaktuan rrëshqitje të dheut dhe përmbytje, thanë autoritetet.

- Advertisements -

Lumenjtë në Maharashtra arritën kapacitetin dhe autoritetet hapën digat për të liruar ujin pasi në shumë pjesë të perëndimit të vendit kishte reshje të mëdha të shiut në 24 orët e fundit.

Të paktën katër persona vdiqën pas shembjes së një ndërtese në Mumbai, ndërkaq 14 të tjerë vdiqën nga rrëshqitjet e dheut në Maharashtra, thanë zyrtarët qeveritarë.

“Operacionet e shpëtimit po zhvillohen në shumë zona në Satara, Raigad dhe Ratnagiri. Për shkak të shirave të mëdha dhe fryrjes së lumenjve, ne po kemi vështirësi që të dërgojmë në zonat e prekura makineritë e shpëtimit”, tha një zyrtar i Qeverisë indiane.

Dhjetëra persona të tjerë besohet se kanë mbetur të bllokuar në qarqet në Satara dhe Raigad pas rrëshqitjeve të dheut.

Ndërkaq, në qarqet që gjenden në zonën bregdetare, ushtria dhe marina indiane është angazhuar në operacionet e shpëtimit, tha kryeministri i shtetit Maharashtra, Uddhav Thackeray.

Ai po ashtu tha se qindra fshatra dhe dhjetëra qytete në Maharashtra kanë mbetur pa energji elektrike dhe pa ujë të pijshëm.

Shtetet fqinje Karnataka dhe Telangana po ashtu kanë raportuar se lumenjtë e tyre janë fryrë dhe autoritetet janë duke e monitoruar situatën, tha qeveria.

Shirat sezonale monsune nisin në qershor dhe zgjasin deri në shtator dhe çdo vit, në shtetet e Azisë Qendrore ato shkaktojnë viktima. Por, India është shteti më i goditur nga monsunet.

LEXO EDHE:

Back to top button