Nuk dihet se kur do të jetë gati poliklinika e Sarajit

Autoritetet shëndetësore dhe ata lokale inspektuar punimet ndërtimore të poliklinikës së Sarajit. Mbi 45 mijë banorë të kësaj komune deri më tani nuk kanë pasur një qendër të tillë të mjekësisë familjare, zonë e cila përfshinë 20 vendbanime. Kjo poliklinikë, sipas autoriteteve, pritet të ketë shërbime të përgjithshme mjekësore, specialistë të diagnostikues, rentgen dhe laborator. Pas këtij investimi pritet që të punësohet kuadri mjekësor;c30 mjekë specialist 140 doktorë dhe 200 infermiere. Sipas projektit të Ministrisë së Shëndetësisë në radhë janë poliklinikat edhe në Komunat tjera si të Aerodromit, Lisiçes, Butelit, Karposhit dhe Kisella Vodës. Meqenëse u premtua prej një dekade, për projektin që tani është kantier ndërtimi, autoritetet lokale nuk precizuan se kur do të jetë e hapur për qytetarët. Kreu i Komunës, Blerim Bexheti u zotua se pritjes së gjatë për këtë projekt po i vjen fundi.

“Mendoj se me këtë dinamikë shumë shpejtë do të jetë edhe i përfunduar ky projekt dhe përfundimisht Komuna e Sarajit në territorin e vet do të ketë poliklinikë. Qytetarët do të mund t’i kryejnë shërbimet këtu dhe mos të jenë të detyruar si deri tash që të shkojnë në komunat tjera për shërbime aq të nevojshme për çdo individ e për çdo familje, të cilët do të kenë nevojë për kontrolle të këtilla”, tha Blerim Bexheti, Kryetar i Komunës së Sarajit.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button