“Nuk e di as se më cilin ekip do të përballemi nëse kalojmë grupin”

Mbrojtësi i Spanjës dhe i Man. Siti-t, Emerik Laport ka dhënë një intervistë për të përditshmen britanike “The Guardian” në lidhje me Kupën e Botës, por edhe për kohën e kaluar larg futbollit. Bien në sy fjalët në lidhje me mungesën e tij të pasionit për të ndjekur ndeshjet e futbollit dhe një indiferencë ndaj orarit kur luhen ndeshjet.

“Nuk kam parë shumë skuadra të bëjnë mirë në aspektin e lojës në këtë Botëror. Sigurisht, disa kanë fituar gjithsesi pa luajtur mirë, por mendoj se Spanja ka bërë më mirë se të tjerat. Kundër Gjermanisë ndjejmë se kemi humbur dy pikë. Ka pasur pak pakujdesi, kemi qenë të pafat,” tha Laport.

 

Mbrojtësi spanjoll ka folur edhe për çështje që nuk kanë lidhje me fushën.

 

“Nuk më pëlqen t’i shikoj ndeshjet në tv. Të them të drejtën, nuk i ndjek. Nuk e di as se më cilin ekip do të mund të përballemi nëse kalojmë grupin. Ka disa shokë të skuadrës që mblidhen dhe i shikojnë, por jo  unë. Sinqerisht, kur luaj te Man. Siti, disa herë familja ime më telefonon për të më pyetur se në çfarë ore do të luaj dhe unë përgjigjem se nuk e di,” tha mes tjerash Emerik Laport.

LEXO EDHE:

Back to top button