“Nuk është pak, mposhtëm Barcelonën që dominon Realin”

Man. Junajted eliminoi Barcelonën nga Europa League teksa pas barazimit 2-2 në Spanjë, “Djajtë e Kuq” triumfuan në mitikun “Old Trafford” me shifrat 2-1. Pas sfidës, lumturia ishte e pamasë tek trajneri Erik ten Hag i cili u shpreh se të mundësh Barcelonën që është me tetë pikë më shumë se Real Madridi në LaLiga, nuk është pak. Ndër të tjera, holandezi përgëzoi edhe futbollistët e tij duke theksuar se ata janë me shumë personalitet.

 

“Kur arrin të mundësh Barcelonën që është një nga skuadrat më të mira në Europë, atëherë besimi se mund të bësh edhe më mirë rritet ndjeshëm. Barcelona është tetë pikë para Realit në kampionat dhe i mundi ata në Superkupë ndaj më duket se kemi potencialin për t’i mundur të gjithë. Është një nga sukseset më të mëdha këtu me United, mbaj mend edhe fitoret ndaj Arsenal e Liverpool.

 

Duhet të theksoj edhe se në skuadër kam lojtarë me shumë personalitet si Varane, Casemiro, De Gea, Lisandro Martinez, De Gea apo Fernandez. Të gjithë luftojnë në fushë dhe kanë shumë besim te forca e tyre. Ishte pjesë e planit që Antony të luante në pjesën e dytë, ne e dimë momentin kur të aktivizojmë atë apo Garnachon.

 

Janë lojtarë që driblojnë pa problem dhe nuk kanë frikë nga kundërshtari, nuk iu intereson fare. Sa i takon shortit nuk kam asnjë preferencë tani jam i fokusuar te Neëcastle, duhet t’i mundim. Kemi respekt për çdo kundërshtar, por jemi të mbushur me besim se do t’ia dalim”, u shpreh Ten Hag.

LEXO EDHE:

Back to top button