“Nuk humbëm një aleat të rëndësishëm,” Zelensky i lumtur që Johnson do të mbetet kryeministër i Britanisë

“Nuk humbëm një aleat të rëndësishëm,” Zelensky i lumtur që Johnson do të mbetet kryeministër i Britanisë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është shprehur sot se është shumë i lumtur që kryeministri britanik Boris Johnson mori votëbesimin nga ligjvenësit dhe do të vijojë të jetë në detyrë. Ai e përshkroi Johnson-in si një mik të vërtetë të Ukrainës.

“Më vjen mirë që nuk kemi humbur një aleat shumë të rëndësishëm”, tha Zelensky për Financial Times.

 “Ky është një lajm i madh. Nuk mund të komentoj për situatën e brendshme. Nuk i di të gjitha detajet. Prandaj i kërkoj falje zotit Johnson për këtë. Mendoj se ai është shumë më i informuar për detajet sesa unë.”

Por, shtoi lideri ukrainas, Boris është shumë konkret në mbështetjen e Ukrainës. Kujtojmë se kryeministri u takua me Zelensky-n në Kiev, në prill.

LEXO EDHE:

Back to top button