EMV do të ofroj 48 euro për megavat-orë në tenderin e EVN Home

EMV do të ofroj 48 euro për megavat-orë në tenderin e EVN Home

EVN Home si Furnizues Universal i energjisë elektrike, në tenderin e sotëm për prokurim të energjisë elektrike për plotësimin e nevojave të konsumatorëve për periudhën korrik-dhjetor 2022, pranoi vetëm një ofertë nga SHA EMV.

SHA EMV si ofertuesi më i volitshëm dhe i vetëm, në tenderin nëpërmjet ankandit elektronik i ofroi EVN Home çmim të shitblerjes prej 48 euro për megavat-orë, ndërsa do të mbulojë 100 % të sasisë së përgjithshme të planifikuar.

Ky çmim i shitblerjes prej 48 euro për megavat-orë për periudhën korrik-dhjetor, është për 17% më i lartë se çmimi i mëparshëm i cili u ofrua në tenderin e fundit të Furnizuesit Universal (janar-qershor 2022), kur SHA EMV ofroi çmim të shitblerjes prej 41 euro për megavat-orë për nevojat e përgjithshme të planifikuara të EVN Home si Furnizues Universal.

Për çmimin e energjisë elektrike të EVN Home, gjatë periudhës në vijim do të vendosë Komisioni Rregullator për Energjetikë, ndërsa i njejti varet nga më shumë parametra hyrës, siç janë: çmimi me të cilin SHA EMV ia shet energjinë elektrike EVN Home-it, çmimi i Sistemit Operator Përçues MEPSO, çmimi i Operatorit të Tregut të Energjisë Elektrike MEMO, si dhe çmimi i Sistemit Operator Distributiv – Elektrodistribuimi.

LEXO EDHE:

Back to top button