Kuvendi i Bullgarisë miratoi propozimin francez

Kuvendi i Bullgarisë miratoi propozimin francez

Me 170 vota “pro” Kuvendi i Bullgarisë ka miratuar propozimin francez për tejkalimin e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes, me disa propozim-ndryshime të caktuara të propozim teksteve të procesit negociues. Kuvendi e autorizoi kryeministrin e shtetit Kiril Petkov që ta largoj veton për kornizën negociuese për Maqedoninë. Me këtë vendim edhe ministrja për Punë të Jashtme në largim Teodora Gençovska ka marrë dritë jeshile që në emër të MPJ-së ta nënshkruaj Protokollin bilateral, të cilin së shpejti të dyja vendet duhet ta nënshkruajnë.

Miratimi dhe pranimi nga qeveria e shkarkuar e Kiril Petkov mund të çojë në heqjen e vetos për Shkupin, duke mundësuar që BE-ja të hapë negociatat e anëtarësimit edhe me Shqipërinë. Projektrezolutat konfirmojnë mbështetjen për propozimin francez, por vetëm me këto kushte: të garantohet përfshirja e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, njësoj si pakicat e tjera; të pasqyrohet qartë fakti se asgjë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të interpretohet si njohje e gjuhës maqedonase nga Republika e Bullgarisë; BE-ja të garantojë që fqinjësia e mirë të mbetet një kriter gjatë procesit të anëtarësimit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button