“Nuk jam këtu për vendin e tretë, por për titullin e tretë”

Tre podiume në tri garat e para sezonale të Formula 1 kanë shtuar oreksin e dy herë kampionit të botës, spanjollit Fernando Alonso. Veterani që këtë sezon garon me “Aston Martin”, i ka të qarta objektivat e këtij dhe, për këtë arsye, u dërgon një mesazh rivalëve të tij.

“Besoj gjithnjë te titulli i tretë, pasi mendoj se është i arritshëm. Unë për këtë arsye vazhdoj ende të garoj, për të fituar një titull të tretë. Natyrisht që kjo është një sfidë e madhe për mua e skuadrën, pasi janë disa vështirësi që duhen kaluar fillimisht”, tha Alonso.

 

“Unë stërvitem çdo ditë e garoj gjithnjë duke menduar për titullin e tretë, duke menduar se ai është plotësisht i arritshëm. Ky është objektivi edhe pse për këtë vit mund të duket pak i vështirë. Jemi me këmbë në tokë, teksa këtë sezon synojmë një kampionat të mirë, të arrijmë sa më shumë podium dhe vitin tjetër të garojmë për titullin”, tha në fund Alonso.

LEXO EDHE:

Back to top button