Nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së, thonë nga Rinia Socialdemokrate
Për rininë socialdemokrate në vend nuk ka alternativë tjetër veç anëtarësimit të vendit në BE. Ana Manasieva, nga Unioni i Rinisë së LSDM-së, në emisionin “200” në Alsat, shton se interes i të rinjve është të ketë sistem funksional dhe institucione stabile.
“Ky nuk është vetëm mendimi im, por mendimi i përgjithshëm i të rinjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ajo që është e rëndësishme, kur flasim për vizion për zhvillimin e vendit, gjëja e parë që shohim është të jemi pjesë e familjes evropiane dhe anëtare e BE-së”, tha Manasieva.








