Nuk ka libra për drejtimet profesionale

Nuk ka libra për drejtimet profesionale

Gazetar:Miki Trajkovski

Nxënësit e shkollave të mesme profesionale, nga shtatori rrezikojnë të mbeten pa tekste për shumicën e lëndëve profesionale? Ministri i arsimit Jeton Shaqiri thotë se gjithçka do të varet nga buxheti që kanë në dispozicion. Dorëshkrimet për një pjesë të librave janë dorëzuar në shërbimin pedagogjik pranë ministrisë dhe disa prej tyre tashmë janë miratuar nga komisioni përkatës, shkruan Alsat.

“Mendoj se nëse me rishikimin e buxhetit sigurojmë buxhet të plotë dhe mjete shtesë, do të arrijmë të menaxhojmë mirë që të gjithë të kenë libra. Që sa më shumë tekste të kemi për arsimin profesional”, tha  Jeton Shaqiri- ministër i arsimit

Derisa shteti mburret me zhvillimin e konceptit të arsimit dual, diçka që u prezantua në Strugë, një pjesë të lëndëve nxënësit e këtyre shkollave i vijojnë mësimet pa libra. Mësuesit marrin përmbajtjet nga interneti ose përkthejnë nga libra të ish Jugosllavisë.

Gazetari: A ju ndodh informacionet përkatëse t’i merrni nga interneti?

“Sigurisht që unë si profesoreshë e lëndëve të teknologjisë, teknologjia po përparon çdo ditë. Sigurisht një tekst shkollor nëse do ta kishim dhjetë vjet më parë, sot ai libër do të ishte i vjetruar sepse teknologjia po përparon”, tha Keti Jankoska- drejtoreshë e shkollës së mesme “Niko Nestor”

Koncepti i digjitalizimit të arsimit në klasën e parë, të dytë, të katërt dhe të pestë do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm shkollor, por bashkë me librat digjital do të mbeten në funksion edhe librat e shtypur. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button