Nuk ka më zjarrë në Athinë, autoritetet thonë se ekziston rreziku për vatra të reja
Nuk ka më zjarrë në Athinë, autoritetet thonë se ekziston rreziku për vatra të reja
Nuk ka më zjarre aktive në zonën e gjerë të Athinës, por shërbimet mbeten në gatishmëri të lartë, tha kreu i zjarrfikësve greke Vassilis Vatrakoiannis. Erërat më të lehta dhe përpjekjet mbinjerëzore të zjarrfikësve ndihmuan për të vënë nën kontroll flakët pasi arritën në periferitë veriore të Athinës.
” Situata është përmirësuar, në këtë moment nuk ka fronte të reja zjarri, vetëm flakë sporadike,” tha Vatrakoiannis.
Autoritetet thonë se ka ende rrezik të lartë për zjarre të reja pasi temperaturat ditore do të jenë mbi 36 gradë Celsius në ditët në vijim dhe pritet që erërat të intensifikohen. Një grua 63-vjeçare humbi jetën dhe dhjetëra njerëz u plagosën nga zjarret, të cilat kanë përfshirë një sipërfaqe prej më shumë se 40 mijë hektarësh dhe mijëra banorë lokalë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre. Tymi mbi Athinë u pastrua, por qielli mbeti me re.
Zjarri i parë shpërtheu pasditen e së dielës 35 kilometra në veri të Athinës dhe më pas përfshiu disa fshatra në periferi, njëri prej të cilëve ndodhet 14 kilometra larg qendrës së qytetit. Më shumë se 700 zjarrfikës, 200 automjete dhe 35 avionë zjarrfikës morën pjesë në shuarjen e zjarrit.