“Nuk ka skarë nuk ka qetësi”, gastronomia kërkon ndihmë nga Qeveria

Pronarët e objekteve gastronomike, të restoranteve për dasma, kënde të lojërave, të agjencive turistike ciceronëve si dhe anëtarë të Odës së Turizmit përmes një proteste para Ministrisë së Financave gjatë ditës së sotme kanë kërkuar nga Qeveria që sigurojë ndihmë financiare. Përfaqësuesit e këtyre sektorëve kërkojnë ndihmë të një hershme financiare për objektet e regjistruara të gastronomisë, të njëjtët kanë bërë me dije se refuzojnë çfardo oferta për kredi, pasi sipas tyre të njëjtat nuk do të ndihmojnë në rimëkëmbjen e këtyre bizneseve.