Nuk ka të lënduar nga zjarri në Institutin e Radiologjisë

Sot rreth orës 14:00 në Institutin e Radiologjisë pranë Qendrës Klinike në Shkup ka shpërthyer zjarr. Zjarrfikësit kanë intervenuar me tetë makina dhe 15 zjarrfikës, transmeton Alsat. Sipas informatave fillestare nuk ka të lënduar. Në vendin ku ka shpërthyer zjarri nuk ka pasur pacientë, ndërsa punëtorët janë evakuuar me kohë. Në vendin e ngjarjes tashmë janë ekipet e MPB-së, ndërsa ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

LEXO EDHE:

Back to top button