Futbollisti i Paraguaj-it Andres Kubas nuk luajti për ekipin e tij kombëtar në ndeshjet miqësore kundër Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës për një arsye të çuditshme!
Në fakt, siç zbulon babai i tij, futbollisti që luan për Vankuverin në Kampionatin MLS humbi pasaportën e tij duke e lënë atë në pantallonat e tij që përfunduan në lavatriçe.
“Ai harroi pasaportën e tij në pantallona. Dhe zonja që punon atje as nuk e vuri re dhe i futi ato në lavatriçe. Ai ishte shumë i zemëruar”, zbuloi babai i tij Francisko.
“Andres arriti të merrte një pasaportë të re, por nuk mundi ta përfundonte procedurën për marrjen e një vize për t’u larguar nga Kanadaja në kohë për t’u bashkuar me ekipin kombëtar.”








