Nuk miratohet ligji për lojërat e fatit, mbyllet procedura

Nuk miratohet ligji për lojërat e fatit, mbyllet procedura

Ligji për lojërat e fatit nuk kaloi në Kuvend. Ligji në fjalë u hodh sërish në votim pasi presidenti Pendarovski nuk e nënshkroi dekretin. Pro votuan 51 deputetë derisa për miratimin e tij nevojiteshin 61 vota. Shërbimet e Kuvendit sqaruan se këtu përfundon procedura për këtë ligj. Sipas informacioneve që qarkullojnë në opinion, ky ligj do të ishte në favor të BDI-së, qëllimi i së cilës është të marrë përsipër biznesin e lojërave të fatit legal. Opozita shqiptare paralajmëroi se njerëzit e afërt të Grubit janë të infiltruar thellë në Lotarinë Shtetërore dhe se ai kërkon të legalizojë praktikat e paligjshme më parë në Lotari për të hapur video lotarinë e re dhe kompanitë e basteve online. Sipas palëve që nuk janë pajtuar me ligjin, janë kontestuar tre momente: Dhënia e licencave për kompanitë në të cilat anëtarë të Bordit Drejtues dhe Mbikëqyrës janë anëtarë të Kabinetit të Artan Grubit, lejimi i lojërave të fatit online, që praktikisht do të thotë se të gjithë në shtëpi mund të luajnë lirisht bixhoz, përfshi edhe të miturit. Dhe një nga dispozitat më të diskutueshme mund të ketë qenë ajo që parashikon lejet për objektet, pra hapësirën ku do të vendoseshin lojërat e fatit, të jepeshin nga Ministria e Financave – që aktualisht udhëhiqet nga kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim.

LEXO EDHE:

Back to top button