Nuk rinovon me Leverkuzenin, aktivizohet Interi me insistim të Simone Inzagit

Xhonatan Tah është një nga lojtarët që pëlqehen nga trajneri i Inter-it, Simone Inzagi. Qendërmbrojtësi i datëlindjes 1996 ka vendosur të mos rinovojë kontratën e tij me Bajer Leverkuzen që i skadon në fundin e këtij sezoni, sipas “Sky Sport.de” dhe zikaltrit mund të vihen në lëvizje për ta marrë në javët e ardhshme.
Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë për milanezët të arrijnë të bindin lojtarin duke parë se për të interesohet edhe Bajern Munihu. Jo vetëm, Tah pëlqehet edhe nga Barcelona dhe për këtë arsye Inter-i do të duhet të lëvizë shpejt për të djegur konkurrencën.
Në fund pritet që të jetë vendimtare dëshira e lojtarit, i cili mund të zgjedhë të qëndrojë në Gjermani dhe të transferohet te Bajern-i.