Nuk shuhen polemikat në Bundësligë, arbitri pranon gabimin

Polemikat nuk shuhen pas ndeshjes Bohum-Borusia Dortmund të luajtur të premten në mbrëmje. Rezultati përfundimtar 1-1 mund t’u kushtojë shtrenjtë “verdhezinjve” për sa i përket kampionatit dhe kjo është edhe arsyeja pse ka bërë bujë pranimi i fajit nga arbitri që drejtoi ndeshjen, i cili deklaroi se kishte gabuar duke mos dhënë një penallti të pastër në favor të “verdhezinjve”.

I intervistuar nga “WDR 2”, siç raportohet edhe nga “Daily Mail”, arbitri Stegemann shpjegoi.

“Jam i zemëruar për atë që ndodhi. Po, ndihem mut. Nuk kam fjetur mirë atë natë. Jam ngritur me një ndjenjë të keqe sepse isha i zemëruar që nuk mora vendimin e duhur. Duke parë veprimin, është një penallti në favor të Borussia-s. Nuk e pashë nga fusha. M’u duk më shumë si simulim”.

Për mosndërhyrjen e VAR-it.

“Arriti në përfundimin se nuk ishte një gabim i dukshëm dhe për këtë arsye nuk më këshilloi të shkoja në monitor,” tha mes tjerash .

LEXO EDHE:

Back to top button