Nuk stërvitet me ekipin, basketbollisti paguan gjobë prej 1.3 mln dollar

Problemet në relacionin Ben Simons dhe Filadelfia, janë duke u “nxitur” ehde më shumë, pasi që basketbollisti Australian ka vendosur që të ndërprejë të gjitha marëdhëniet me klubin që me çdo kusht dëshiron që të dërgojë te një skuadër tjetër në NBA.

Sipas gazetarit të “ESPN”, Brajan Vind’horstit, plejmejkeri është gatshëm që të paguajë 1.3 mln dollar vetëm që mos të stërvitet me bashkëlojatrët e tij në prag të sezonit të ri.

“Kam mësuar se Simons nuk ka probleme me dënimin dhe është gati që të paguaj atë, vetëm që mos të paraqitet në kampin e Filadelfisë,” ka shkruar Vind’horst.

Basketbollisti austrlian ishte zgjedhje e parë në Draftin e vitit 2016 dhe është një organizator dhe mbrojtës i jashtëzakonshëm, me një pikë të dobët – realizim të dobët të pikëve nga distanca. Ai dy herë ishte në ekipin e vitit më defanziv në NBA dhe 3 herë ishte pjesë e “ALL STAR”-it. Në këtë moment janë më të zëshme spekullimet se Ben Simons karrierën do të vazhdojë te skuadra e Minesota Timbervollvs.

LEXO EDHE:

Back to top button