Volf: Botas provokoi keq, Luisi e meritoi një pikë

Drejtori sportiv i Mercedesit në Formula 1, Toto Volf, ka qenë i ashpër ndaj finlandezit Valteri Botas, për komentet e këtij të fundit pas ndalesës së tretë në bokse në garën e Zandvoort (Holandë). Botas ndërroi gomat 3 xhiro nga fundi dhe realizoi përkohësisht xhiron më të shpejtë.

“Nuk e kuptoj këtë ndalesë”, tha Botas, që bëri xhiron e shpejtë dhe për momentin i hoqi pikën Hamilton.

Gjithsesi, piloti britanik hyri një xhiro më vonë dhe ndërroi gomat, duke bërë ai më pas xhiron më të shpejtë dhe mori pikën e merituar.

Kjo situatë nuk i ka pëlqyer Toto Volfit i cili paralajmëroi hapat e radhës për të menaxhuar këtë situatë.

“Ishte një provokim, deri diku i kuptueshëm. Valteri ka marrë shpesh urdhëra nga ne në këtë kampionat. Luisi e meritonte atë pikë dhe kjo ishte një gjë pozitive në garën për titullin kampion për pilotë. Për atë që ndodhi do të flasim, në mënyrë miqësore dhe profesionale”.

Duket qartë që te Mercedes nuk e kanë mirëpritur atë koment dhe veprim të finlandezit, që rrezikon kështu rinovimin e kontratës me makinën gjermane.

LEXO EDHE:

Back to top button