Slloveni Rogliç dominon “Vueltën e Spanjës”

Çiklisti slloven Primoz Roglic (garon me skuadrën Jumbo-Visma) është shpallur fitues i Vueltës së Spanjës, turneu i tretë i madh në sportin e çiklizmit pas Turit të Francës dhe Xhiros së Italisë. Ky është edicioni i tretë radhazi që Roglic fiton këtë turne.

Ai regjistroi kohën e përgjithshme 83h 55’ 29”, duke lënë pas spanjollin Enric Mas me +4;42”. Ndërsa i treti u klasifikua çiklisti nga Zelanda e Re, Jack Haig, me +7’40”.

Një triumf i merituar i Roglic, që në këtë edicion fitoi 4 etapa, përfshi atë të hapjes dhe të fundit./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button