Tinejxheri spanjoll, çerekfinalisti i ri në “US Open”

Pas fitores ndaj Stefanos Cicipas në 5 sete, spanjolli Karlos Alkazar (18 vjeç) në mënyrë identike mundi edhe Peter Gojovçik, për tu bërë tenisti më i ri që ka arritur në çerekfinales të një turneu Masters.

Spanjolli 18 vjeçar ishte dy herë në disavantazh me 0-1 dhe 1-2 në sete, mirëpo në fund arriti që të rikthehet në ndeshje dhe pas 3 orë e gjysmë të triumfojë me 3-2 në sete ose 5-7, 6-1, 5-7, 6-2, 6-0.

Për spanjllin Alkazar, kjo është hera e parë që është në mesin e 8 tenistëe më të mirë të një turneu Masters, ndërsa në rrugën drejt gjysmëfinales, para vehtës do të ketë Feliks Ozhe Alijas, i cili në raundin paraprak eliminoi tenistin vendas, amerikanin Frensis Tiafo.

LEXO EDHE:

Back to top button