Numri i rasteve të reja me kancer të gjirit shënon ulje gjatë periudhës së pandemisë

Pacientët presin me muaj të tërë për të kryer kontrolle për diagnostikimin e kancerit të gjirit. Klinika e Onkologjisë në Shkup për shkak të Covid-19, nuk ka terminë për kontrolle rutinë, por vetëm për raste urgjente. Pacientët detyrohen të shkojnë nëpër spitale private duke paguar shuma të konsiderueshme nga xhepi i tyre. Në muajin e ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit, sektori civil alarmon për vdekshmërinë e lartë si dhe uljen e ndjeshme të numrit të kontrolleve preventive si pasojë e Kovid19.

“Për shkak të mungesës së terminëve, i detyruam gratë që të paguajnë kontrollet nëpër spitalet private sepse në shtetërore nuk kishte. Jo vetëm në Maqedoni, por gjithkund në botë programet e skriningut gjatë pandemisë u ndërprenë, po ashtu dhe procedurat e diagnostikimit u ndërprenë. Kanceri i gjirit nuk mund të parandalohet, ai mund vetëm të zbulohet në fazë të hershme. Ndërsa për tu zbuluar herët duhet të ju mundësohet grave kontrolle në kohë, të mos presin lista të gjata, të mos presin për eko as për kontrolle mamografike”, tha Biba Dodeva, Shoqata “Borka”.

Aktivistët e shoqatës “Borka” theksojnë rëndësinë e vaksinimit të personave të prekur me kancer të gjirit.

“ Është shumë me rëndësi që personat që ju përkasin grupeve të rrezikuara, të vaksinohen kundër Kovid19. Përqindje më e madhe e atyre që janë vaksinuar kalojnë më lehtë sëmundjen, ndërsa numri I viktimave në mesin e të vaksinuarve është në mënyrë drastike më I ulët”, u shpreh Elizabeta Pendarovska, Aktiviste e shoqatës “Borka”.

Derisa numri i rasteve të reja me kancer të gjirit shënon rënie, numri i pacientëve të cilët përfundojnë tragjikisht nga kjo sëmundje mbetet i lartë. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetit nga 998 raste të reja me kancer të gjirit, 316 prej tyre përfundojnë me vdekje.

Vjollca Aliti

LEXO EDHE:

Back to top button