Numri i të vdekurve në El Salvador arrin në 12

Numri i të vdekurve në rrëmujën që ndodhi të shtunën në një stadium futbolli në El Salvador është rritur në 12, derisa raportohet për dhjetëra të lënduar.

“Informacionet e para tregojnë për një rrëmujë të tifozëve që u përpoqën të hynin për të parë ndeshjen midis Alianza dhe FAS, në stadiumin Cuscatlán”, shkroi Policia Civile Kombëtare (PNC) në Twitter.

Ministri i Shëndetësisë Francisco Alabi, tha në Twitter se ekipet e urgjencës ishin vendosur dhe të lënduarit po transferoheshin në spitalet lokale, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv

Rreth 90 persona, përfshirë të mitur, po trajtohen për lëndime, shumica janë në gjendje “stabile”, shtoi ai.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button