Numri i viktimave në Vinnytsia shkon në 23, Moska “bën të paditurën” për sulmin

Numri i viktimave në Vinnytsia shkon në 23, Moska “bën të paditurën” për sulmin

Numri i viktimave nga sulmi me raketa ruse në Vinnytsia është rritur në 23, mes tyre edhe tre fëmijë, ndërkohë që autoritetet ukrainase bëjnë me dije se të më shumë se 70 njerëz kanë pasur nevojë për ndihmë spitalore.

Tre raketa ruse goditën një bllok zyre dhe dëmtuan ndërtesa banimi, në qytetin në jugperëndim të Kievit dhe shumë larg nga ajo që është bërë epiqendra e luftimeve, Donbasi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti sulmin një akt të hapur terrorizmi.

Ministria ruse e mbrojtjes, e cila mohon të ketë shënjestruar civilët, ende nuk ka komentuar mbi sulmin.

LEXO EDHE:

Back to top button