‘Centaurus’: Virologët flasin rreth shqetësimeve për nënvariantin e ri të COVID-19

‘Centaurus’: Virologët flasin rreth shqetësimeve për nënvariantin e ri të COVID-19

Virologët kanë shprehur shqetësime për shfaqjen e një varianti tjetër Omicron me përhapje të shpejtë, i cili po fiton me shpejtësi terren në Indi dhe tashmë ka mbërritur në Evropë.

Sipas The Guardian, Varianti BA.2.75 – i mbiquajtur “Centaurus” – u zbulua për herë të parë në Indi në fillim të majit.

Rastet në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, që atëherë janë rritur ndjeshëm – dhe me sa duket më shpejt se ato të variantit jashtëzakonisht të transmetueshëm BA.5, i cili është gjithashtu i pranishëm në Indi dhe po zhvendos me shpejtësi variantin BA.2 që më parë dominonte në shumë vende.

Kështu, BA.2.75 që atëherë është zbuluar edhe në rreth 10 vende të tjera, duke përfshirë MB, SHBA, Australi, Gjermani dhe Kanada.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) e caktoi atë një “variant nën monitorim” më 7 korrik, që do të thotë se ka disa indikacione se mund të jetë më i transmetueshëm ose i lidhur me sëmundje më të rënda.

Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po monitoron gjithashtu nga afër variantin e ri, megjithëse shkencëtarja kryesore në këtë organizatë, Dr Soumya Swaminathan, tha se nuk kishte ende mostra të mjaftueshme për të vlerësuar ashpërsinë e tij.

Përveç rritjes së dukshme të shpejtë dhe përhapjes së gjerë gjeografike, virologët janë alarmuar nga numri i madh i mutacioneve shtesë që përmban BA.2.75, në krahasim me BA.2, nga të cilat ka të ngjarë të ketë evoluar.

“Kjo mund të nënkuptojë se ai ka pasur mundësinë të evoluojë, një avantazh mbi një linjë tashmë të suksesshme të virusit”, ka vlerësuar Dr Stephen Griffin, një virolog në Universitetin e Leeds.

“… Vitin e kaluar, shumë ishin të bindur se Delta përfaqësonte një kulm evolucionar për virusin, por shfaqja e Omicron dhe rritja e madhe e ndryshueshmërisë dhe evazivitetit të antitrupave është një shenjë se ne si popullatë nuk mund të ndjekim një plan të ngjashëm me gripin për të mbajtur ritmin me evolucionin viral”, ka thënë më tej Griffin.

LEXO EDHE:

Back to top button