Numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri po rritet me shpejtësi të madhe

Numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri po rritet me shpejtësi të madhe

Tre ditë pas tërmetit katastrofik në Turqi dhe Siri shpresat për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja ka filluar të zbehet. Familjarët vazhdojnë të presin para godinave të shembura, brenda së cilave mbetën të ngujuar të afërmit e tyre. Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive, më shumë se 110.000 trupa të ekipeve të shpëtimit po marrin pjesë në operacionet për të shpëtuar sa më shumë jetë, dhe më shumë se 5.500 automjete janë dërguar në zonat e prekura nga tërmeti.

Ndërsa kërkimet për të mbijetuar të mundshëm vazhdojnë, numri i viktimave vazhdimisht po rritet.

“Kemi hyrë në ditën e katërt. Ekipet e shpëtimit po punojnë fort për të shpëtuar njerëzit e bllokuar. Nëse do të ishte dita e parë apo e dytë, ne mund t’i shpëtonim ata të gjallë. Tanimë kemi humbur shpresën pasi kanë kaluar shumë ditë, ata janë të bllokuar në katin përdhes”, tha Husein Kalkan, familjar.

“Shpëtuam dajën tim dhe dy djemtë e tij. Jemi të lumtur për këtë gjë. U shpëtuam para pak orësh. Për momentin ndodhen në spital, janë shëndosh e mirë, por bashkëshorten e dajës e humbëm”, u shpreh Xhengis Tabur, familjar.

Pamje trishtuese vijnë edhe nga Siria. Bëhen përpjekje dëshpëruese për të shpëtuar njerëzit që ende mendohet se janë nën rrënoja.

Megjithatë tentimet për të ndihmuar këtë rajon janë të pamundura për shkak të luftës së vazhdueshme dhe izolimit të rajonit të kontrolluar nga rebelët përgjatë kufirit, i cili është i rrethuar nga forcat qeveritare të mbështetura nga Rusia.

Tërmeti që shkatërroi mijëra ndërtesa në Turqi dhe Siri është një nga tërmetet më vdekjeprurëse në mbarë botën në më shumë se një dekadë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button