Nunjezi i Liverpullit, kalon rekordin e Uallkerit nga Man. Siti

Sulmuesi i Liverpullit, Darvin Nunjez ka vendosur rekord të ri duke u bërë lojtari më i shpejtë në Premier Ligën e Anglisë, pas një vrapimi në ndeshjen ndaj Uest Hemit .

Nunjez shënoi golin e tij të parë në “Anfield” me atë që rezultoi të ishte goli i fitores kundër Uest Hemit.  Ai realizoi një gol të bukur me kokë pas asistimit të Kostas Tsimikas nga e majta, duke e çuar në katër numrin e golave në të gjitha garat me “Të Kuqtë”.  Uruguaiani ishte jashtëzakonisht i gjallë dhe e detyroi portierin Lukas Fabianski të bëjë një numër pritjesh të forta në pjesën e parë.

Por, Nunjez gjithashtu vendosi një rekord të ri në lojë pasi shënoi një shpejtësi të paparë deri tani në Premer Ligën e Anglisë. Sulmuesi i “Reds” regjistroi shpejtësi maksimale prej 38 km/h, duke kaluar rekordin e mëparshëm prej 37.80 km/h të vendosur nga mbrojtësi i Man. Sitit, Kajli Uallker, dy vjet më parë.

LEXO EDHE:

Back to top button