Nuredini: Në korrik pritet të filloj pastrimi i deponisë së vogël me lindan

Gjatë ditës së sotme janë dorëzuar pajisjet për kryerjen e analizave për lindanin në laboratorin shtetëror të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, kështu njoftoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, Naser Nuredini sipas të cilit kjo do të mundësojë detektim të ndotësve në kohë, dhe se sipas planit të Qeverisë, në muajin korrik pritet fillimi i pastrimit të deponisë së vogël me lindan në ish hapësirat e kompanisë së OHIS.

“Ministria e ka dorëzuar planin dhe Qeveria e ka miratuar dhe presim të fillojmë realizimin e atij plani në muajin korrik. Ndërkohë ne do të angazhohemi që të informojmë qytetarët që të ndërmarrin të gjitha masat për t’u siguruar nga pastrimi”, deklaroi Naser Nuredini, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë.

LEXO EDHE:

Back to top button