Nuri Sahini hap krahun te Borusia Dortmund, vjen ish trajneri i Man. Junajtedit

Pas humbjes 4-2 të Borusia Dortmund ndaj Holstein Kiel në kampionat, duket se aventura e trajnerit Nuri Sahin te verdhezinjtë është në fund.

“Meqenëse jam trajner, marr përgjegjësinë e plotë. Nuk mund të shmang përgjegjësinë”, tha Nuri Sahin.

Një deklaratë që nuk e mbron aspak trajnerin 36-vjeçar, që i ka orët e numëruara.

“Unë e di se si funksionon futbolli. Ai është një sport i bazuar në rezultate dhe unë gjykohem nga rezultatet”, vazhdoi Sahin.

Dortmundi aktualisht ndodhet në vendin e nëntë në renditje me 25 pikë dhe pësoi humbjen e gjashtë në Bundesliga.

“Jam i shqetësuar për ekipin, personi i fundit për të cilin mendoj është vetja ime”, deklaroi Nuri Sahin, gati të “hapë krahun”.

Mediat gjermane konfirmojnë se vendin e tij pritet të zërë Erik ten Hag, i shkarkuar dy muaj më parë nga Man. Junajtedi. Pritet që të gjitha këto levizje të ndodhin orët në vijim, duke mos i dhënë më asnjë shans tjetër Sahin të shpëtojë vendin.

LEXO EDHE:

Back to top button